Veteranët zhbllokojnë rrugën

E plotësuar: Magjistralja Prishtinë-Pejë, e cila për dy orë kishte qenë e bllokuar në Komoran, nga protesta e veteranëve të UÇK-së së Drenasit, është liruar.

Lajme

28/05/2015 09:00

Qindra protestues kanë protestuar në udhëkryqin e Komoranit, që lidh magjistralen Prishtinë- Pejë, kundër vendimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, që të mërkurën shpalli fajtor ish-prestarët e UÇK-së, në rastin “Grupi Drencia 1-2”.

——————————————————-

Veteranët e UÇK-së  në protestë, bllokojnë rrugën Prishtinë – Pejë

Veteranët e UÇK-së në Drenas kanë nisur një protestë në kundërshtim të dënimit të të akuzuarve të “Grupit të Drenicës”. Ata janë ndalur në Komoran, duke bllokuar rrugën magjistrale Prishtnë – Pejë.

Një ditë më parë, në dy raste të ndara, “Drenica 1” dhe “Drenica 2”, njëmbëdhjetë ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të të akuzuarve për krime lufte, u janë shqiptuar 65 vjet burgim.

Në mesin e të dënuarve janë edhe ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejamn Selimi, kryetari aktual i Drenasit, Nexhat Demaku dhe ai I Skenderajt, Sami Lushtaku.

Përveç veteranëve të Drenasit, është paralajmëruar se kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, do të protestojnë edhe veteranët e UÇK-së në Skenderaj.

Ndërkohë, mbrojtja e tashmë të dënuarve të “Drenica 1” dhe “Drenica 2”, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit.  /lajmi.net/