Veteranët e pakënaqur të UÇK-së mbajnë nesër protestë në Prishtinë

Një grup i ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së janë shprehur të pakënaqur me listat me numër të madh të veteranëve të luftës.

Lajme

09/04/2018 12:22

Për këtë arsye, ata gjatë ditës së nesërme kanë paralajmëruar një protestë, në të cilën do të shpalosen tri kërkesat e tyre, duke përfshirë edhe pastrimin e listave të veteranëve.

Kjo është ftesa e tyre:

“Ftojmë veteranët e vërtetë të protestojnë!

Më 10 .04 .2018 ora 11.00 që në Sheshin Skënderbeu të mblidhemi për të marrë vendime të duhura.

Duke i parë manipulimet  dhe përfitimët me listat e vetërantve  si dhe manipulimet me invalidët  qe jan duke i ber sot.  ftojme te gjithë veterantet , invalidet si dhe te gjithë ata qe ja duan te miren keti vendi qe te na bashkëohenë ne protest per ti drejtuar kërkesat tona:

1  Pastrimin e listave te veteranëve

2  Njohja e statutit të invalidit të gjithë atyre qe si pasojë e luftës  vuajnë nga sëmundjet e ndryshme.

3 dhe shkarkimi i komisonit invalidor i tanishëm i cili Luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po jua refuzon njohjen kurse ata që i kanë blerë certifikatat me lekë po e kalojnë shkallën e invalidetit… të gjitha këto të këqia që po ju ndodhin tash e sa vite Veteranëve krejt është faji i Shoqatave dhe njerëzve të korruptuem mbrenda tyre…..

Qonu burra ngritne zanin…”, thuhet në thirrjen e tyre.