Veteranët e Kaçanikut i japin 1 javë kohë qeverisë

Veteranët e Kaçanikut të vendosur për demonstratën, por jo edhe këtë javë. Ata ditë më parë patën paralajmëruar që nëse Qeveria nuk i publikon listat përfundimtare të veteranëve deri më 15 shtator, veteranët e Kaçanikut, Ferizajt dhe qyteteve tjera do të bllokojnë rrugën magjistrale Shkup-Prishtinë.

Lajme

16/09/2015 10:07

Rrugët nuk do të bllokohen ashtu siç patën paralajmëruar veteranët, kështu bënë të ditur Jeton Kuçi në emër të veteranëve të Kaçanikut.

Ai tha se kjo nuk do të ndodhë pasi që atyre iu është premtuar nga Qeveria se brenda javës do të hyjë në fuqi udhëzimi administrativ.

Kuçi ka theksuar se do të presin vetëm deri të mërkurën e javës së ardhshme, dhe në rast se një gjë nuk bëhet, atëherë të gjithë veteranët do dalin në demonstratë dhe në mënyrë të dhunshme do të bllokojnë rrugët.

“Ne kemi pas takim Faik Fazliu dhe na është premtuar që brenda kësaj jave ka me hy në fuqi udhëzimi administrativ për të aplikuar veteranët për pensione. Në rast se nuk hyn udhëzimi në fuqi ne jemi të vendosur që javën tjetër, më së largu të mërkurën që të dalim në rrugë pikërisht ashtu siç edhe e kemi paralajmëruar”, tha Kuçi për KosovaPress.

Demonstratës së veteranëve të Kaçanikut do të i bashkëngjiten gjithë veteranët e Kosovës.