Veteranët dorëzojnë sot në Kuvend peticionin e Speciales

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së do t’ia dorëzojnë sot Kuvendit të Kosovës Peticionin kundër Gjykatës Speciale.

Lajme

20/12/2017 11:47

Veteranët e luftës kanë nisur të premten nënshkrimin e një peticioni me të cilin synojnë ndryshime në Ligjit të Speciales.

Ata kërkojnë që me ndryshimet e ligjit, kjo gjykatë duhet të merret edhe me krimet që serbët i kanë bërë në Kosovë gjatë luftës.

Sipas tyre, versioni i tashëm i ligjit obligon gjykatën të merret vetëm me të dyshuar të etnisë shqiptare.