Vetëm paradë, kështu marshon ushtria ruse (Video)

Në gjithë Rusinë këto ditë po mbahen parada ushtarake me rastin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore. 

Bota

07/05/2014 17:46

Ushtarë, tanke, aeroplanë, helikopter dhe mjete të tjera luftarake, do të parakalojnë në Sheshin e Kuq në Moskë, në Ditën e Fitores, më 9 maj. 

Në provat për këtë paradë, në Sheshin e Kuq në Moskë, morën pjesë 11.000 trupa dhe 200 mjete të rënda ushtarake. Demonstrimi i forcës ushtarake në këto kohë, për Rusinë ka edhe një mesazh, që i dërgohet drejtpërdrejtë Ukrainës.