Vetëm një trajner i Superligës në top 1000 më të mirë të botës

Zekirija Ramadani është trajneri i vetëm nga Superliga e Kosovës në listën prej top 1000 trajnerëve më të mirë në botë.

Sport

17/07/2019 21:56

Në sistemin automatik të renditjes së trajnerëve, që llogaritet nga Coaches Ranking dhe Football Rankings, ka vend vetëm për një trajner të Superligës së Kosovës, në 1000-shen më të mirë të trajnerëve në botë.

Është trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, që është renditur në këtë listë, duke e zënë vendin e 930-të.

Trajneri i vetëm nga Kosova që zënë vend në këtë listë, është Besnik Hasi.

Besnik Hasi që në të kaluarën ka drejtuar Anderlechtin, zë vendin e 182 në këtë listë./Lajmi.net/