“Vetëm një mesazh”, thonë Eli Malaj dhe Robert Berisha në këngën e re

Kanë publikuar projektin e ri muzikor të finalizuar edhe me videoklip.

ShowBiz

07/02/2019 17:59

Këngëtarja nga Shqipëria, Eli Malaj dhe Robert Berisha kanë sjell këngën e re të titulluar “Vetëm një mesazh”, shkruan lajmi.net.

Ky projekt i dyshes është realizuar në mënyrë të veçantë me tekst të Avni Qahilit, muzikë dhe orkestrim të Kristi Pashës e me violinë të Mentor Sylejmanit.

Këngën tashmë mund ta gjeni në kanalin, YouTube ku besohet se do të mirëpritet nga publiku. /Lajmi.net/

YouTube player