Vetëm Messi para Rossit

Me het-trikun që realizoi kundër Juventusit të dielën, sulmuesi i Fiorentinës, Giuseppe Rossi konfirmoi formën e shkëlqyeshme të cilën e ka shfaqur deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A. Ai ka realizuar 8 gola në tetë xhirot e para në Serie A, si dhe dy të tjerë në Europa League. Në total deri…

22/10/2013 17:30

Me het-trikun që realizoi kundër Juventusit të dielën, sulmuesi i Fiorentinës, Giuseppe Rossi konfirmoi formën e shkëlqyeshme të cilën e ka shfaqur deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A.

Ai ka realizuar 8 gola në tetë xhirot e para në Serie A, si dhe dy të tjerë në Europa League. Në total deri më tani gjatë këtij edicioni 2013/14, Rossi ka shënuar 9 gola në 10 ndeshje. Statistika të jashtëzakonshme, statistika të një kampioni.

Tetë golat e tij erdhën pas 557 minutash lojë, mesatarisht një gol çdo 70 minuta.

Në krahasim me ligat kryesore evropiane (Itali, Angli, Spanjë, Gjermani dhe Francë), vetëm Lionel Messi (8 gola me mesatare prej një goli çdo 59 minutash lojë), gjendet para tij. Të tjerët, Ronaldo, Aguero, Sturridge dhe Falcao vijnë më pas.