Vetëm Kyle Korver në ritmin e LeBron James

Vetëm Kyle Korver është lojtari që po arrin të mbaj ritmin me njërin nga më të mirët e historisë, nëse jo më të mirin, LeBron James.

Sport

22/07/2019 22:57

James dhe Korver po përgatiten për edicionin e ri që po afron dhe pritet të jetë jashtëzakonisht interesant, falë transferimeve të verës.

James me skuadrën e Lakers do të synojë titullin e kampionit, njësoj sikur Korver me finalistët e konferencës lindore, Milwaukee Bucks.

Por, në këtë edicion, dy lojtarët do të jenë special. Ata janë të vetmit lojtarë aktiv nga drafti i vitit 2003, përcjell lajmi.net.

Sigurisht, numrat e Korver nuk janë as afër atyre të LeBron, pasi ky i fundit qëndron si fytyra e ligës, edhe në këtë moshë.

Mbetet të shihet se si do të shkojë sezonin për dyshen që dikur luanin krahë njëri tjetrit tek Cleveland Cavaliers. /Lajmi.net/