Vetëm dy ditë nga martesa e Afërdita Dreshajt! Publikon moment intim me të dashurin

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj ka kohë që është duke kremtuar festën e beqarisë.

ShowBiz

27/06/2018 20:50

Ajo dhe hokeisti çek, Jakub Kindl tash e sa kohë kanë paralajmëruar martesën e tyre që do të mbahet me 29 qershor, shkruan lajmi net.

Ata së fundmi po ashtu kanë realizuar edhe fotosesionin e dasmës, në të cilin po duken të mrekullueshëm.

Dhe tani, përmes një postimi të publikuar në Instagram modelja, tregon se kanë mbetur vetëm dy ditë që nga ceremonia luksoze.

“Vetëm dy ditë”, ka shkruar ajo.

Siç duket Dreshaj është tejet e entuziasmuar ku mezi po e pret ditën më të rëndësishme në jetën e saj. /Lajmi.net/