Vetëbesimi për Prizrenin
Lëvizja Vetëvendosje aktualisht nuk qeveris asnjë Komunë në nivel të Kosovës. Por gjërat, sipas Arbër Rexhajt, kandidat i kësaj Lëvizjeje për Prizrenin, do të ndryshojë pas 3 nëntorit. Ndoshta entuziazmi zgjedhor i jep shpresë atij për një rezultat pozitiv, me pretendimin për fitore jo vetëm në Prizren, por edhe në disa qytete të tjera. Rexhaj,…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje aktualisht nuk qeveris asnjë Komunë në nivel të Kosovës. Por gjërat, sipas Arbër Rexhajt, kandidat i kësaj Lëvizjeje për Prizrenin, do të ndryshojë pas 3 nëntorit. Ndoshta entuziazmi zgjedhor i jep shpresë atij për një rezultat pozitiv, me pretendimin për fitore jo vetëm në Prizren, por edhe në disa qytete të tjera.
Rexhaj, në një intervistë për “PrizreniPress”, shprehet i bindur në fitoren e tij.
“Qytetarët traumën e keqqeverisjeve mund ta lënë në harresë, si një përvojë makthi të dy ish doktorëve”.
“Ndryshimi mund të ndodhë tash. Ai vjen me ne, si gjeneratë e re, si personazhe të rinj, me vlera humaniste, intelektuale e njerëzore. Ne po vijmë jo për ta ndryshuar historinë e qytetit, por për t’ia kthyer historinë atij”.
“Nëse vullneti i qytetarëve konsiston në ndryshim, atëherë ne do të fitojmë.”
“Deri më tani dy vetë e kanë udhëhequr Prizrenin. Që të dy kanë qenë të arsimuar deri në shkallën përfundimtare. Kanë qenë doktorë shkencash. Eqrem Kryeziu, doktor i letërsisë dhe Ramadan Muja, doktor i shkencave historike. Dr. Eqremi, vetë me duart e veta e ka kallur Komunën, duke dashur të fshehë keqqeverisjen dhe korrupsionin e nepotizmin. Ndërsa, Dr. Ramadan Muja e ka denigruar deri në atë shkallë qeverisjen sa që tani përballet me drejtësinë”.