Vetaksidentohet kamioni në Shtime: Dy të lënduar
Një kamion është aksidentuar sot në rrugën transitore në Shtime. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai ka thënë se përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar shoferi i kamionit dhe pasagjeri. Veseli ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e…

Lajme
Një kamion është aksidentuar sot në rrugën transitore në Shtime.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai ka thënë se përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar shoferi i kamionit dhe pasagjeri.
Veseli ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas në QKUK.
“Sot rreth orës 15:05 kemi pranuar një informatë se në rrugën transitore në Shtime ka ndodhur një aksident , i përfshirë vetëm një automjet transportues. Veç dëmeve të shkaktuara në kamion, lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në QKUK në Prishtinë”, tha ai.
Tutje Veseli njoftoi se njësia e hetimeve të aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes.