Vetaksident tek ‘Kroi i Mbretit’, lëndohet shoferi

Një vetaksident ka ndodhur pak më parë në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht tek zona e njohur si ‘Kroi i Mbretit’.

Lajme

13/06/2021 09:49

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes si pasojë e këtij aksidenti është lënduar shoferi.

Në vendin e ngjarjes nuk kanë arritur ende ekipet emergjente.

Duhet përkujtuar që gjatë muajit që lamë pas dhe gjatë këtyre ditëve numri i aksidenteve ishte mjaftë i lartë.

Si pasojë e këtyre aksidenteve Policia e Kosovës është duke realizuar operacione të ndryshme në trafik në mënyrë që të parandalohen ato si dhe të mos ketë viktima në njerëz./Lajmi.net/