Vetaksident në Pjetërshticë të Shtimes, një person u lëndua

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë në Pjestërshticë të Shtimes. Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë kishte humbur kontrollin e automjetit dhe kishte goditur një shenjë të trafikut. Në njoftimin e Policisë thuhet se si pasojë e këtij aksidenti përveç dëmeve materiale,…

Lajme

19/03/2025 09:31

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë në Pjestërshticë të Shtimes.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë kishte humbur kontrollin e automjetit dhe kishte goditur një shenjë të trafikut.

Në njoftimin e Policisë thuhet se si pasojë e këtij aksidenti përveç dëmeve materiale, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore ku i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Pjetërshticë, Shtime 18.03.2025, 22:45. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë humb kontrollin e automjetit dhe godet një shenjë të trafikut. Përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka pësuar i dyshuari dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor. /Lajmi.net/