Vetaksident me fatalitet tek dalja e autostradës në Prizren, vdes shoferi i veturës dhe lëndohet një person tjetër
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje tek dalja e autostradës Ibrahim Rugova, në Prizren Jug. Nga ky aksident ka humbur jetën drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident, ndërsa lëndime ka pësuar një person tjetër. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/10/LAJMI-I-FUNDIT.jpg)
Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje tek dalja e autostradës Ibrahim Rugova, në Prizren Jug.
Nga ky aksident ka humbur jetën drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident, ndërsa lëndime ka pësuar një person tjetër.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.
“Autostrada Ibrahim Rugova, Dalja Prizren Jug 12.02.2025 – 22:25. Si pasojë e një vet-aksidenti trafiku, ka humbur jetën drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident (mashkull kosovar), si dhe lëndime të rënda ka pësuar një person tjetër. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.
Gjatë ditës së djeshme, ka humbur jetën edhe një person tjetër si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një veture dhe një autobusi.
Drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Trupi i pajetë i tij është dërguar në obduksion.
“Fsh. Carralevë, Suharekë 12.02.2025 – 17:40. Si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një veture dhe një autobusi, një person, mashkull kosovar, drejtuesi i automjetit, ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/