Vështirësia e zgjedhjeve në veri, KQZ do t’i drejtohet me shkresë MPB-së, Policisë dhe MASHTI-t

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do t’i drejtohet me shkresa zyrtare tri institucioneve shtetërore: Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit. Kjo gjë…

Lajme

26/11/2022 18:00

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do t’i drejtohet me shkresa zyrtare tri institucioneve shtetërore: Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit.

Kjo gjë u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së, pasi u tha se është e nevojshme përkrahja e organeve relevante shtetërore, të cilat mbulojnë disa çështje me rëndësi në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Anëtarët e KQZ-së u deklaruan se ky institucion është duke kryer detyrat e veta sipas Kushtetutës, porse u theksua se për aspekte të tjera që ndërlidhen me sigurinë, janë institucionet tjera që janë përgjegjëse.

Në këtë mbledhje u bë e ditur se KQZ-ja ende nuk ka qasje në katër zyrat e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve në komunat e veriut, të cilët kanë dhënë dorëheqje. Këto zyre, sipas KQZ-së, janë të vendosura në hapësirat e administrave komunale. E po ashtu, sipas KQZ-së është e vështirë për momentin përdorimi i shkollave në komunat veriore si qendra votimi.

Kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se i duhet ndihma e institucioneve tjera për procesin zgjedhor në veri.

“Aktualisht ne nuk kemi qasje në këto zyre gjë që e vështirëson themelimin dhe funksionimin e Komisionit Komunale të Zgjedhjeve, pas themelimit të KKZ-së në hapa të radhës është edhe vlerësimi i qendrave të votimit të cilat do të shfrytëzohen si ambiente ku qytetarët mund të votojnë në këto zgjedhje. Në qendër të votimit është një shkollë ,procesi i deklaruar zgjedhor ku objekti është shfrytëzuar në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit. Duke qenë në dijeni që këto komuna nuk janë duke funksionuar, administratat në komuna nuk janë në funksion për arsye të cilën tashmë janë të njohura dhe të paraqitura në kutinë e brendshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. KQZ-jaka nënshkruar për operimin e objekteve të shkollave të cilat do të mundin problemet të cilat janë ato atje me 18 dhjetor dhe kjo e vështirëson themelimin dhe funksionimin e këshillat… Në këtë fazë është mëse e nevojshme përkrahja e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka për detyrë organizimin e zgjedhjeve, mirëpo organet e tjera relevante duhet të japin përkrahje në procesin zgjedhor”, tha ai.

Nisur nga këto çështje të ngritura, anëtarët e KQZ-së thanë që të kërkohet mbështetje nga Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës dhe nga Ministria e Arsimit, për çështje të sigurisë dhe që të mundësohet shfrytëzimi i shkollave si qendra të votimit.

Anëtari i KQZ-së, Ilir Gashi tha se sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit nuk e garantojmë ata si KQZ.

“Ne si institucion natyrisht jemi përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve por sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit nuk e garantojmë ne. Janë institucione të tjera relevante që i krijojnë kushtet për një proces të sigurt dhe demokratik. Është mirë sa më parë kryesues bashkë me kryeshefin të krijoni kontaktet me Ministrinë e Arsimit, me Ministrinë e Punëve të Brendshëm sepse hapja e qendrave të votimit do t’i garantohet, nëse dëshirojmë që të mbahen zgjedhjet me data të caktuara. Nëse me 18 dhjetor i themelon qendrat e votimit, atëherë cila është esenca, a ka mundësi me pasur qendra alternative apo do të jenë këto qendrat të cilat kanë ekzistuar gjithmonë. Është mirë të sigurohemi për këtë dhe të mos vijë puna deri tek t’i hedhet përgjegjësia si pasojë e një moskomunikimit të vinë në situata të pakënaqshme. Hapi i parë është ky komunikimi me këto institucione, pastaj ne detyrat tona i përfundojmë si gjithmonë“, tha ai.

Kurse, anëtari tjetër i KQZ-së, Arianit Elshani tha se duhet të ketë koordinim edhe me Policinë e Ministrinë e Arismit.

“Është më se e nevojshme që nga sot të kërkohet nga Ministria e Arsimit që të na lejohet qasje dhe të na identifikohet nëse janë drejtorët e shkollave për t’i emëruar ata si menaxher të qendrave të votimit dhe tjetra në raport me Policinë e Kosovës që të jenë të koordinuar mirë veprimet tona sepse ne profesionalisht jemi gati por sa i pwrket realitet kjo duhet të ketë koordinim me këto institucione, pa këta koordinim rrezikon procesin”, tha ai.

Ndërkohë, përfaqësues i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, rikujtoi se ekziston një memorandum i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme, përfshirë edhe Policinë e Kosovës, ku janë të specifikuara përgjegjësitë e secilit institucion.

Ndërkaq, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, përmendi situatën specifike që ekziston në këtë proces zgjedhor në këto komuna.

Në mbledhjen e së shtunës, KQZ-ja filloi përgatitjet edhe për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për dy kuvendet komunale, Zveçanit dhe Leposaviqit, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022.