Vështirë të dallohen – Blendi Fevziu e Ardian Gjini bëhen bashkë në një paraqitje televizive
Sonte në televizionin “Kanal 10” janë ftuar përmes lidhjes direkte gazetari shqiptar Blendi Fevziu dhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, të cilët mbrëmë u ngatërruan nga dy moderatorë, të cilët iu referuan Ardian Gjinit si Blendi Fevziu. Të dy ata folën për ngatërresën që iu bë derisa thanë se e kanë marrë me shumë sportivitet.…
Lajme
Sonte në televizionin “Kanal 10” janë ftuar përmes lidhjes direkte gazetari shqiptar Blendi Fevziu dhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, të cilët mbrëmë u ngatërruan nga dy moderatorë, të cilët iu referuan Ardian Gjinit si Blendi Fevziu.
Të dy ata folën për ngatërresën që iu bë derisa thanë se e kanë marrë me shumë sportivitet.
Gazetari Blendi Fevziu tha që sot e kuptoi atë që kishte ndodhur dje përmes mesazheve të shumta që kishte pranuar nga miqtë e tij nga Kosova.
Fevziu tha se në fillim kishte menduar se kishte ndodhur diçka në Kosovë, por që pas hapjes së mesazheve e kuptoi që bëhet fjalë për një situatë qesharake dhe tha që u kënaq dhe ai.
“Pjesa më e madhe e ngjajshmërisë mes meje dhe Ardian Gjinit është mungesa e flokëve”, tha Fevziu.
Ardian Gjini tha se atij i ka ndodhur një herë që Shqipëri që ta ngatërrojnë me gazetarin Blendi Fezviu.
Duke folur për momentet e tilla që atij i kanë ndodhur gjatë emisionit të tij Fevziu përmendi një rast në vitin 2002 kur gjatë debatit mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos ishte ndalur energjia elektrike.
Video KËTU