Vështirë ta njihni Kidën pas këtij ndryshimi

Kida ka bërë një ndryshim drastik në pamje.

ShowBiz

14/08/2020 16:31

Kida ka vendosur ta bëjë një ndryshim të madh në pamje, duke u transformuar tërësisht, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja kësaj radhe vendosi të bëhet bjonde dhe këtë ndryshim e tregoi me anë të disa postimeve në Instagram.

Artistja mezi njihej me dukjen e re, por që edhe këtë herë dukej për mrekulli në imazhet që i ndau me fansat.

Kujtojmë se dy bashkëpunimet me Mozzikun janë projektet e fundit të Kidës, ndërsa po punon për këngë të reja. /Lajmi.net/