Veseli viziton familjen e presidentit Thaçi: Me prindërit e vëllait tim të luftës

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar familjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajme

02/07/2020 20:37

Derisa sot presidenti Thaçi ka qëndruar për vizitë tek familja Demaj në Abri, Veseli ka vizituar prindërit e tij në Burojë, shkruan lajmi.net.

Veseli shkruan se ka vizituar prindërit e presidentit dhe vëllait të tij të luftës.

“Në Burojë, me prindërit e Presidentit dhe vëllait tim nga lufta, Hashim Thaçi.”, shkruan Veseli. /Lajmi.net/