Veseli: Turp që rinia kosovare të mos ketë të drejtën për të parë Europën

Në promovimin e Programit Nacional për Rininë që është lansuar sot në Kosovë po marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zëvëndëskryeministri, Fatmir Limaj si dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Lajme

09/11/2018 11:27

Ky program ka në fokus të rinjtë, kryesisht nxënësit e shkollave fillore, ka për qëllim të zhvillojë kreativitetin dhe mendimin kritik të tyre, njofton Klan Kosova.

I pari i Kuvendit, Kadri Veseli, para të panishmëve tha se se ky projekt është shumë “impozant”.

Veseli e shtori edhe njëherë problemin që ka rinia e Kosovës si më e izoluara në Europë.

“Është turp që rinia kosovare, thesari ynë, të mos ketë të drejtën për të parë Europën dhe botën”. tha Veseli.

Ai shtoi se këtë se këtë program si politikanë ia kanë borxh rinisë.

Ndërkaq, koordinatori për Rini, Kulturë dhe Sport, Rexhep Hoti, se ky projekt mbështetet mbi dy parime: atë të gjithpërfshirjes si dhe të vijueshmërisë.

Hoti shtoi se qëllimi i këtij projekti që përfshin 340 mijë filloristë është që të bëjë të mundur nxënësve të jenë sa më aktivë dhe më kreativë e të kënë mendimin e tyre kritik.