Veseli tregon vendin se ku do të mbahet debati për Demarkacion (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se debati për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është i vonuar, ndonëse ka pranuar se është më mirë që ky debat të bëhet para se të merret ndonjë vendim.

Lajme

15/07/2016 13:21

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Veseli ka bërë të ditur se debati mes Kuvendit, Qeverisë, Komisionit për demarkacion dhe ekspertëve, do të mbahet më 4 gusht, në sallën alternative në Kuvend, raporton lajmi.net.

“Tryeza është e vonuar gjithsesi për as sa edhe debati në Kuvendin e Kosovës për këtë çështje si do që të jetë më mirë vonë se sa kurrë. E mira është që do të ndodh dhe që do të bisedohet lirshëm, besojë që vet përkrahja e Kryesisë së Kuvendit për këtë tregon se jemi duke bërë diçka që është në interesin e qytetarëve”, ka thënë Veseli.

“Siguroj qytetarët se sa i përket kufijve çdo vendim do të jetë në të mirë të tyre. Debati i cili do të mbahet në sallën alternative, fillon nga ora 10 dhe do të jetë i hapur për shoqërinë civile dhe për mediat”, thotë Veseli./lajmi.net

YouTube player