Veseli ‘thumbon’ Glauk Konjufcën: Të ka lëvizë autoriteti kohëve të fundit – Lajmi.net
Veseli ‘thumbon’ Glauk Konjufcën: Të ka lëvizë autoriteti kohëve të fundit
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 12:10, 15 April 2019
Projektligji për miniera dhe minerale ka përplasur Vetëvendosjen dhe PDK-në.

Me propozim të PDK-së, projektligji nuk kaloi pasi që mori vetëm 39 vota, duke mos u votuar kështu nga shumica e opozitës.

Për këtë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi reagoi duke thënë se ishin vetë opozitë që kërkoi këtë projektligj, mirëpo nuk e votuan.

“Kjo opozitë është e dështuar sepse vet e kërkuan dhe nuk e votuan, madje pikërisht Glauku kërkoj me votu që me marrë pjesë në votim, e nëse edhe për këtë nuk janë në gjendje me majtë fjalën 2 minuta, unë nuk e di çka mujna me bo diçka bashkarisht në të ardhmen”, tha Krasniqi.

Mirëpo, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i replikoi duke thënë se ai kishte votuar, por jo edhe nga partia e tij.

“Unë votova, por problem është që grupi parlamentar s’po ngon, kjo është punë autoriteti sepse opozita s’po ngon, çka kam faj unë?”, tha Konjufca.

Pas reagimit të Konjufcës foli edhe i pari i Kuvendit.

Kadri Veseli që i tha Konjufcës se kohëve të fundit i ka lëvizur autoriteti.

“Glauk, të ka lëvizë autoriteti kohëve të fundit”, tha Veseli.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO