Veseli thotë se Kadare është krenaria e kulturës shqiptare në botë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Ismail Kadare është shkrimtari më i madh shqiptar.

Lajme

28/01/2016 13:53

Kadare shënon sot 80 vjetorin e lindjes, e për Veslin shkrimtari shqiptarë i llogaritur në mesin e figurave më të mëdha të letërsisë botërore, është krenaria e kulturës shqiptare në botë.

“Sot është 80 vjetori i lindjes së shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë. I krahasuar me figurat më të mëdha të letërsisë botërore si Dostojevski, Kafka, Tolstoji, Xhojsi, Kadare, sot, është krenaria e kulturës shqiptare në botë”, ka shkruar Veseli në Facebook.