Veseli telefonon ambasadat: Qindra kosovarë presin të kthehen në vendin e tyre, qeveria t’ua mundësojë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar një bisedë telefonike me ambasadorët e Kosovës në Gjermani, Zvicër, Austri e Francë për t'i pyetur lidhur me gjendjen e diasporës në kushtet e pandemisë.

Lajme

04/04/2020 11:04

Veseli shpreh mirënjohje ndaj vdeneve në fjalë për kujdesin që po tregojnë për bashkëatdhetarët, por gjithashtu shprehet krenar për shërbimin diplomatik kosovar, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, Veseli thotë se ka qindra shtetar të Kosovës që kanë shprehur vullnetin për t’u kthyer në shtëpitë e trye.

Ai tutje, iu bën thirrje qeverisë në ikje të Kosovës që të gjendet ndihmë për riatdhesimin e shtetasve.

Postimi i plotë i Veselit:

Pata kënaqësinë të bisedoja me ambasadorët e Kosovës në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Francë, të cilët i thirra në telefon për t’u interesuar për gjendjen e diasporës sonë në këto vende në kushtet e pandemisë. Duhet të jemi mirënjohës ndaj vendeve pritëse për kujdesin që po tregojnë për bashkëatdhetarët tanë por edhe të krenohemi me shërbimin tonë diplomatik për dedikimin që po dëshmon. U gëzova kur më treguan se edhe bizneset e diasporës janë mobilizuar në solidaritet për të ofruar mbështetje për studentët e Kosovës të mbetur jashtë, prandaj me të vërtetë meritojnë të lavdërohen.

Mirëpo, u informova gjithashtu se kemi ende qindëra shtetas që kanë shprehur vullnetin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovë gjë që e kanë të drejtë të mbrojtur nga Kushtetuta. Prandaj i bëj thirrje qeverisë në ikje të Kosovës, që sa më parë t’iu gjendet në ndihmë e të marri masa për riatdhesimin e të gjithë shtetasve tanë, të cilët janë bllokuar jashtë e duan të kthehen. Po ashtu, bëj thirrje që sa më shpejt të investohet për të zgjeruar kapacitetet e karantimit të qytetarëve tanë të cilët rikthehen në vendlindje. /Lajmi.net/