Veseli: Të drejtat e njeriut, kod moral i shoqërive bashkëkohore

Qëllimi i çdo qeverisjeje të mirë duhet të jetë drejtësia. Nuk mund të injorojmë faktin e problemeve ne fushën e sundimit te ligjit dhe mungesën e seriozitetit politik për këtë.

Lajme

15/06/2015 12:37

Kështu tha Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës Fejzullah Hasani në hapje të “Samitit të Kosovës për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut” që, në organizim të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe Institutit për Diplomaci Kulturore (ICD-Berlin), dhe me mbështetje te UNDP-se e USAID-it, po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

3

Me këtë rast kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se sot të drejtat e njeriut janë bërë kodi moral i shoqërive bashkëkohore demokratike.

2

Në samitin, i cili do të zgjasë dy ditë, marrin pjesë kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Peci, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, Drejtor i përgjithshëm dhe themelues i ICD-së Mark Donfried, si dhe ekspertë, gjykatës, diplomatë dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.