Veseli: Strategjia e zgjerimit konfirmon njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e BE-së

12:33 | 6 Shkurt 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova.

Në një postim në Facebook, Veseli ka thënë se Strategjia e Zgjerimit e BE-së, është lajm i mirë sepse nënkupton një njohje edhe nga pesë vendet anëtare të BE-së që deri tash nuk e kanë njohur Kosovën.

“Strategjia e Zgjerimit të Bashkimit Europian në parim tregon qartë perspektivën europiane të Kosovës. Është lajm i mirë që për herë të parë vendet anëtare të BE-së e pranojnë dhe e trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, përfshirë shtetet anëtare të BE-së që nuk na kanë njohur.

Kemi merituar dhe kam pritur më shumë, por perspektiva jonë europiane është e pandalshme. Kosova do të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik, duke përmbushur të gjitha obligimet që ka”, ka shkruar Veseli./Lajmi.net/