Veseli së bashku me bashkëshorten vizitojnë Demaçin (Foto)

15:07 | 27 Shkurt 2016

Kadri Veseli ne vizitë te Adem Demaçi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Kadri Veseli, sot ka qenë në vizitë në shtëpinë e Adem Demaçit për ta uruar atë me rastin ditëlindjes së 80-të.

Veseli i ka uruar atij ditëlindjen, ku i ka dëshiruar jetë të gjatë siç është shprehur ai, sa malet.

Veseli me anë një postimi në Facebook, ka bërë të ditur së në shtëpinë e Demaçit ka qenë së bashku më bashkëshorten e tij, transmeton lajmi.net

t

Kryeparalmnetari ka falënderuar edhe gjithë Këshillin organizativ për organizmin që kanë bërë me rastin e ditëlindjes së 80 të Demaçit.

ve

“Sot, së bashku me bashkëshorten, shkova në shtëpinë e Bacës Adem, për ta uruar me rastin 80-vjetorit të lindjes. Të paçim sa malet Baca Adem!”

“Falënderoj Këshillin organizativ të Akademisë solemne, Shoqatën e të burgosurve politik, Hidajet Hysenin, Selatin Novosellën që me bashkëpunëtorët e mijë organizuan festimin madhështor të 80-vjetorit të lindjes së Bacës Adem”

“Gjithashtu falënderoj kompozitorin Valton Beqirin dhe drejtuesin e Filarmonisë së Kosovës, Baki Jasharin që në këtë mbrëmje i bënë dhuratë të veçantë Bacës Adem dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, himnin kushtuar Bacës Adem, teksti i poezisë së Adem Gashit, ‘Ballin lartë’”, ka shkruar Veseli.

Kadri