Veseli pret në takim përfaqësuesit e projektit “Atomi”

Kryetari i Kuvendnit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur  sot në një takim drejtuesit e projektit të “Atomi” me të cilët kanë diskutuar që ky projekt të rritet.

Lajme

16/09/2016 14:24

Veseli me anë të një postimi në facebook, ka thënë se ka pasur kënaqësinë që ka pritur në takim përfaqësuesit e projektit “Atomi”.

“Pata kënaqësinë të pres në takim drejtuesit e projektit “Atomi”, i cili ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë. Diskutuam ide dhe mënyra konkrete që ky projekt të rritet, zhvillohet e të institucionalizohet, si një nga mënyrat që kapitalin e madh njerëzor të cilin e ka vendi ynë ta përkthejmë në zhvillim të gjithëmbarshëm të shtetit tonë”, ka shkruar Veseli.