Veseli përkujton Bekim Berishën: Përkushtimi atdhetar i tij do të mbetet në kujtesën tonë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar në 22-vjetorin e rënies heroin e kombit Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja”.

Lajme

10/08/2020 22:04

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, në përvjetorin e 22-të të rënies heroike në Betejën e Junikut, ka përkujtuar heroin Bekim Berisha “Abeja”.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Veseli ka shkruar se, përkushtimi atdhetar i “Abejës”, do të mbetet në kujtesë për qëndrueshmërinë e vizionit të tij për luftën deri në çlirim dhe vullnetin e pathyeshëm për fitore, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Veselit, pa ndërhyrje:

Në përvjetorin e rënies heroike në Betejën e Junikut, sot kujtojmë me nderim të thellë heroin Bekim Berisha-Abeja.

Përkushtimi atdhetar i tij do të mbetet në kujtesën tonë për qëndrueshmërinë e vizionit të tij për luftën deri në çlirim dhe vullnetin e pathyeshëm për fitore.

Abeja, së bashku me Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulën dhe Bashkim Lekun, janë të paharrueshëm. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!. /Lajmi.net/