Veseli ngushëllon familjen Qarri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllimet e tij për bashkëluftëtarin, Jetullah Qarri.

Lajme

13/03/2018 20:05

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kujtimi për komandant Gurin, siç e thërrisnin të tjerët, s’do të shuhet kurrë.

Ja postimi i Veselit:

Sot i dhamë lamtumirën e fundit bashkëluftëtarit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jetullah Qarri, komandant Guri siç e thërrisnim ne. Do të na mungojë shumë, por kujtimi për të, nuk do të shuhet kurrë. Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve!