Veseli: Nga sot fillon një epokë e re për Kosovën
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka folur pas votimit të tri projektligjeve që i hapin rrugë FSK-së për t’u bërë ushtri.
Lajme
Veseli tha se sot po fillon një epokë e re për shtetin.
“Kuvendi e miratoi ligjin 06 L124 për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në këtë vit votim sot fillon një epokë e re për shtetin tonë, nga ky moment zyrtarisht e kemi Ushtrinë e Kosovës. Në sallë kemi kadetët e Kosovës e Forcës së Sigurisë së Kosovës që edhe nga ky çast, janë edhe ushtarët e Kosovës të cilëve u urojmë Ushtrinë e Kosovës. Urime ushtarë, prej sot gatitu”, është shprehur Veseli.
Kuvendi sot me shumicë absolute të votave votoi tri projektligjet që i hapin rrugë transformimit të FSK-së. /Lajmi.net/