Veseli nga Krusha: Lufta kundër korrupsionit, objektiv kryesor

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, mbrëmë ka pasur një takim me krushjanët, ku ka bashkëbiseduar për Planin Kundër Korrupsionit dhe atë për zhvillimin ekonomik.

Lajme

18/09/2019 13:04

Veseli ka thënë se krushjanët janë punëtorë të mëdhenj dhe me qeverisjen time do të kenë përkrahje më të madhe për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.

“Në Krushën e kujtesës kombëtare dhe mendimtarit të lirisë, Ukshin Hoti, në një bashkëbisedim të frytshëm me banorët për Planin Kundër Korrupsionit dhe zhvillimin e ekonomisë.

Krushjanët janë punëtorë të mëdhenj dhe me qeverisjen time do të kenë përkrahje më të madhe për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit është përparësia jonë kryesore, prandaj jetësimi i planit tonë do ta sjellë ndryshimin dhe do ta zhvillojë ekonominë, duke mbajtur rininë këtu.

Shpërndajeni në shenjë mirënjohjeje për të gjitha ata që me punën e tyre po i kontribuojnë zhvillimit ekonomik!”, ka shkruar Veseli. /Lajmi.net/