Veseli: Në Kuvend sot rrezikohej të kishte viktima

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ka kërkuar nga opozita t’i dëgjojë njëherë propozimet e pastaj të reagojë.

Lajme

08/10/2015 17:53

Ai ka thënë se është një situatë jo dinjitoze, e cila e vë në pikëpyetje demokracinë e Kosovës.

Veseli u ka bërë thirrje të gjithëve që t`i shprehin mendimet e veta, por ai ka thënë se nuk beson që në ndonjë vend opozita mund ta dhunojë pozitën.

“Ne si Kuvend dëshirojmë që edhe opozita ta ndëgjojë vetëm një herë qëndrimin tonë. Situate është jo dinjitoze. E vë në pikëpyetje demokracinë. Ftojmë të gjithë që t`i shprehin mendimet e veta, por nuk besoj se në ndonjë vend opozita mund ta dhunojë pozitën”, është shprehur Veseli.

Ndërsa, ai ka thënë se nuk ka nevojë që të futet sigurimi, sepse në demokraci mund të diskutohet mes vete.

Gjithashtu, ka shtuar Veseli, se dhuna ndaj parlamentarëve nuk është e mirë dhe se çdo gjë ka kufi. /indeksonline.net/