Veseli: Në Koshare i dëshmuam botës aftësinë tonë për luftë frontale

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kujtoi betejën e Kosharës duke thënë se kjo betejë shembi kufirin shekullor mes shqiptarëve dhe i dëshmoi mbarë botës aftësinë tonë për të bërë edhe luftë frontale.

Lajme

09/04/2020 09:44

Veseli shkroi se heroizmi i Brigadës 138 Agim Ramadani si dhe flijimi i shumë luftëtarëve të lirisë në Koshare, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës dhe largimit të pushtuesit serb për mos t’u kthyer më kurrë.

“21 vjet më përpara nisi njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, beteja e Koshares, e cila shembi kufirin shekullor mes shqiptarëve dhe i dëshmoi mbarë botës aftësinë tonë për të bërë edhe luftë frontale. Heroizmi i Brigadës 138 Agim Ramadani si dhe flijimi i shumë luftëtarëve të lirisë në Koshare, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës dhe largimit të pushtuesit serb për mos t’u kthyer më kurrë. Ne sot nderojmë me respekt e mirën johje, të gjithë dëshmorët e luftëtarët e Koshares por edhe të betejave të tjera të UÇK-s, që bënë të mundur ditët e lirisë e pavarësisë që gëzojmë sot”, shkroi Veseli në Facebook. /Lajmi.net/