Veseli në Austri, kërkon investime në Kosovë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Austri ku do të marr pjesë në një konferencë të përbashkët me mbi 100 biznese austriake, në të cilën do të diskutohet për investimet në Kosovë.

Lajme
Temë e kësaj konference do të jenë investimet në Kosovë, mundësitë e të bërit biznes në Kosovë, si dhe diskutimi me investitorët potencialë, transmeton lajmi.net
Veseli sot është takuar me anëtarët e Shoqatës Kosovaro-Austriake ku ka diskutuar bashkëpunimin e mëtutjeshëm në fushën e investimeve por edhe në fushat tjera.
“Republika e Kosovës si shtet i ri, disponon me shumë potenciale, ka po ashtu një rini të përgatitur për tregun e punës”, ka deklaruar Veseli me këtë rast.
Pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga kryeparlamentari Veseli, janë edhe katër ministra të Qeverisë së Kosovës. /lajmi.net