Veseli ndjek shfaqjen e baletit: Rinia, dëshmia e potencialit të jashtëzakonshëm që ka vendi ynë

22:15 | 12 Qershor 2019

62567221_1280928625415674_4600935685220728832_n

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka shkuar për të ndjekur shfaqjen e Baletit Kombëtar të Kosovës.

Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shtuar se të rinjt e Kosovës janë dëshmia e potencialit të jashtëzakonshëm që ka vendi ynë.

Ky është postimi i tij:

Këtë ditë festimesh të përvjetorit të 20-të të Çlirimit e kurorëzuam duke ndjekur shfaqjen e bukur të Baletit Kombëtar të Kosovës, të përgatitur enkas për këtë jubile. Me shumë energji dhe mjeshtëri, balerinët tanë fluturues përshkruan artistikisht luftën heroike të popullit tonë për liri dhe ndihmën e dhënë nga NATO-ja. Të rinj të talentuar si këta kërcimtarë, e shumë të rinj të tjerë kosovarë që korrin sukses në çdo fushë të jetës, janë dëshmia më e mirë e potencialit të jashtëzakonshëm zhvillimor që ka vendi ynë. /Lajmi.net/