Veseli merr mbështetje nga Bullgaria për proceset integruese evropiane

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u prit në Pallatin presidencial nga presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev.

Lajme

10/06/2016 12:15

Në takimin Veseli-Plevneliev, u fol për marrëdhëniet në mes të dyja vendeve, të cilat u vlerësuan si shumë të mira, por që duhen intensifikuar dhe zgjeruar sidomos në fushën ekonomike.

Kryetari Veseli e falënderoi Presidentin Plevneliev për qasjen shumë pozitive dhe përkrahëse që shteti bullgar ka pasur në vazhdimësi për Kosovën, thuhet në komunikatën  Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, Presidenti bullgar, theksoi se Bullgaria do të mbështes Kosovën pa asnjë rezervë në proceset integruese evropiane, sepse është në interesin e regjionit dhe vetë Bashkimit Evropian.

“Vend të veçantë në diskutim, zuri çështja e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, duke vënë në pah mundësitë dhe nevojat e këtij bashkëpunimi me interes të përbashkët, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë”, thuhet në komunikatë.

tnnn

Presidenti Plevneliev theksoi se në vendin e tij ka kompani të fuqishme që kanë kapital investues dhe Kosova është një mundësi e mirë në këtë drejtim. Ndërkaq, Kryekuvendari Veseli elaboroi mundësitë ekonomike që ka vendi ynë, ambientin e të bërit biznes, kapitalin human dhe burimet natyrore.