Veseli: Me miratimin e ligjeve të ERA-s, bëmë një hap tutje drejt integrimit në BE

Kuvendi i Kosovës sot miratoi të gjitha projektligjet e mbetura që ndërlidhen me Agjendën për Reformë Evropiane (ERA) dhe Raportin për Vendin.

Lajme

30/03/2018 19:05

“Me këtë, kemi bërë edhe një hap më tutje në procesin e integrimit në BE dhe liberalizimin e vizave. Falënderoj të gjithë deputetët për punën e sotme. Shpresoj që ky ritëm të na përcjellë edhe në vazhdim, sepse ka ende shumë projektligje me rëndësi për jetën e qytetarëve”, thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. /Lajmi.net/