Veseli: Lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin Shkelzen Haradinajt

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar 20-vjetorin e rënies së heroit, Shkelzen Haradinaj.

Lajme

16/04/2019 09:40

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e 20-vjetorit të rënies së heroit, Shkelzen Haradinaj, ka thënë se, lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e tij, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Veseli po ashtu ka shkruar se, 20 vjet më parë, djemtë më të mirë të UÇK-së ranë dëshmorë në tërë Kosovën.

Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Pranvera e vitit 1999 ishte stina më e përgjakshme në historinë tonë kombëtare.

Një popull i tërë po luftonte për jetë a vdekje me gjenocidin serb.

Djemtë më të mirë të UÇK-së në ato ditë po binin dëshmor gjithandej Kosovës.

Në mesin e tyre ishte Shkelzen Haradinaj, i cili si sot 20 vjet më parë ra dëshmor i lirisë.

Lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e tij dhe gjithë heronjëve të kombit. /Lajmi.net/