Veseli-Kurtit: Ti do ta kthesh Serbinë në Kosovë
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli iu ka drejtuar deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti se nëse bëhet kryeministër do ta sjell Serbinë në Kosovë.
Lajme
“Bëj 61 vota dhe bëhu kryetar, bëhu edhe kryeministër, por do ta kthesh Serbinë në Kosovë”, ka thënë pos tjerash Veseli.
Veseli e ka përmendur edhe ish-aktivistin e Vetëvendosjes që vdiq derisa ishte në paraburgim.
“E keni marrë në qafë Astrit Deharin”, ka shtuar Veseli.
Ai i ka thënë Kurtit se krejt çfarë dëshiron dhe mendon VV është pushteti dhe pozita e tij, ndaj s’i intereson se çfarë ndodh në Kuvend./Lajmi.net/