Veseli: Kosova e ka vendin në BE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot është takuar me ministrin për Evropë Dacid Lidington.

Lajme

08/06/2016 19:33

Veseli e ka njoftuar Lidingtonin me të arriturat e Kosovës si dhe për synimin e Kosovës për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian, shkruan lajmi.net.

Veseli po ashtu e ka njoftuar ministrin Lidington me prioritete te Kosovës që janë sundimi i ligjit dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve.

“Takimi me ministrin për Evropë, David Lidington, ishte shumë përmbajtjesor sepse diskutuam çështje të interesit tonë të veçantë dhe të përbashkët. Ballkani perëndimor, këtu edhe Republika e Kosovës, e ka vendin në Bashkimin Evropian, realizimi i procesit të integrimeve euro-atlantike është synim i tërë spektrit politik të Kosovës. Integrimi i rajonit në BE e bën këtë pjesë të Evropës zonë të paqes, sigurisë e prosperitetit ekonomik. Me z. Lidington, diskutova edhe për prioritetet tjera tona si sundimi i ligjit dhe ngritja e mirëqenies. Kontribut në këtë drejtim do të japë edhe MSA-ja dhe liberalizimi i vizave, duke i bërë qytetarët e Kosovës pjesë integrale të Evropës”, shkruan kryeparlamentari Veseli në Facebook./lajmi.net

v5 v4 v3 v2 v1