Veseli: Koha të punojmë, të lëmë pas retorikën në raportet Kosovë-Shqipëri

Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur të premten në takim një delegacion parlamentar nga Tirana, të kryesuar nga Genc Pollo, kryetar i Komisionit për Edukim dhe Mjete të Informimit Publik të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Lajme

17/04/2015 12:04

“Në shumë raste vizita të tilla nuk e kanë vëmendjen e duhur të medieve të cilat rëndom vrapojnë pas krerëve institucional, por në fakt puna e vërtetë bëhet në nivel të këtyre vizitave, të cilat adresojnë për zgjidhje çështjet konkrete”, ka shkruar Veseli në Facebook.

“Është koha e fundit që raportet Kosovë-Shqipëri të lënë pas retorikën e përgjithshme të dashurisë vëllazërore dhe të zhvillohen si raporte të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit konkret në të gjitha fushat. Padyshim edukimi është një ndër prioritetet kryesore në këtë drejtim”, ka thënë Veseli.

Genc Pollo dhe Kadri Veseli
Genc Pollo dhe Kadri Veseli