Veseli: Kemi krijuar institucione me standarde të larta, por duhet edhe më shumë

Kryekuvendari Kadri Veseli ka thënë sot se historia e përpjekjeve të Kosovës për demokraci është e gjatë dhe e vështirë.

Lajme

15/09/2015 10:47

Ai këto komente i bëri me rastin e shënimit në Kosovë të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë me moton“Institucione të hapura – pjesëmarrje qytetare, njofton Klan Kosova.

“Kemi krijuar institucione dhe kushtetutë me standarde të larta por po mundohemi që të bëjmë standarde të Bashkimit Evropian”.

”Megjithatë kemi shumë për të bërë”, ka theksuar më tej Veseli.