Veseli i siguron familjarët e viktimave të gjenocidit serb se Tribunali do të bëhet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka siguruar sot gjatë seancës familjarët e të pagjeturve dhe viktimave të gjenocidit serb në Kosovë se iniciativa për formimin e Tribunalit që do t’i gjykojë krimet serbe nuk ka kthim mbrapa dhe do të bëhet.

Lajme

20/05/2019 13:54

Veseli është parë gjatë seancës duke bashkëbiseduar me familjarët e viktimave dhe i ka siguruar se nuk do të tërhiqet nga iniciativa e tij, njofton Klan Kosova.

Familjarët e të pagjeturve dhe viktimave të gjenocidit serb i kërkuan kryeparlamentarit që të bëjë çdo gjë për ta formuar Tribunalin për krimet serbe.