Veseli i pëlqyeri i Leonora Jakupit

Sonte është nata finale e Big Brother Albania edicioni i 8-të,gjashtë finalistë po luftojnë për fitore.

ShowBiz

13/06/2015 22:03

Alba,Vesel,Leonora,Fabian,Xhensia dhe Fatjon janë banorët që kanë arritur të triumfojnë këta tre muaj duke iu ofruar fitores.

Ky reality show del të jetë interesant edhe për këngëtaren Leonora Jakupi,e cila përmes profilit të saj në rrjetet sociale ka ofruar mbështetje për banorin e saj të preferuar e që është Veseli.

Fitorja e Veselit sonte nuk do ta gëzonte vetëm këngëtaren,por padyshim gjithë Kosovën,pasi Veseli është i vetmi kosovar që arriti të prekë finalen e edicionit të 8-të.

Nëse Veseli arrinë të shpallet fitues,bëhet banori i dytë nga Kosova pas Arbër Zekës i cili arriti fitoren në edicionin e 5-të të këtij reality show.(lajmi.net)

11418438_10205224847473775_202836697_n