Veseli: Fitorja e PDK-së do të jetë e thellë

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se përkushtimi i qytetarëve për ta zhvilluar shtetin dhe angazhimi i strukturave lokale e qendrore garanton se fitorja e PDK-së do të jetë e thellë, jo vetëm në Zhabar e Mitrovicë por në tërë Kosovën.

Lajme

19/05/2014 14:22

Veseli në rrjetin social facebook, ka shkruar se së bashku me kandidatët për deputetë të komunës së Mitrovicës, kanë vizituar fshatin Zhabar, ku kanë gjetur një çerdhe të zjarrtë të anëtarësisë besnike të PDK-së. 

“Përkushtimi i qytetarëve tonë për ta zhvilluar shtetin dhe angazhimi i strukturave lokale e qendrore na garantojnë se fitorja e PDK-së do të jetë e thellë, jo vetëm në Zhabar e Mitrovicë por në tërë Kosovën”, shkruan Veseli në facebook.