Veseli falënderon shtetet që ndihmuan Kosovën në rrugën për në UNESCO

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka falënderuar të gjitha shtetet që kanë votuar për rekomandimin Shqipërisë, për pranim të Kosovës në UNESCO.

Lajme

21/10/2015 17:11

Veseli me anë një postimi në Facebook, ka falënderuar shtetet në emër të Kuvendit të Kosovës dhe në emrin e tij.

“Falënderoj në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Kroacinë dhe Shqipërinë, për angazhimin maksimal që vendi ynë të bëhet pjesë e UNESCO-s”, ka shkruar Veseli.