Veseli falënderon McCain-in për mbështetjen e SHBA-ve ndaj Kosovës
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në seancën e sotme solemne ka falënderuar senatorin amerikan John McCain për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.
Lajme
Veseli ka thënë se mbështetja nga SHBA-të është domosdoshmëri për Kosovën.
“Veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kauzën e Kosovës ishin të domosdoshme sic është edhe vazhdimi i mbështetjes nga SHBA. Mund të themi se ne kemi përmbushur pritjet e Amerikës në ndërtimin e shtetit”, ka thënë Veseli.
Ai po ashtu ka thënë se ndihet i nderuar që ka takuar presidenti amerikan, Donald Trump si lideri i parë i vendeve të Ballkani. /Lajmi.net/