Veseli dënon sulmin ndaj Petroviqit, u bën thirrje organeve të rendit për zbardhjen e rastit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar sulmin ndaj deputetit serb,  Sllobodan Petroviq.

Lajme

20/03/2019 14:40

Përmes një postimi në Facebook, Vesli u ka bërë thirrjeve organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhin rastin e sulmit ndaj deputetit serb, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, vlera si liria e mendimit, besimit dhe bindjeve vetjake janë në themel të shoqërisë kosovare dhe askush nuk duhet të lejohet t’i prekë ato.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

Dënoj ashpër sulmin ndaj Deputetit të Kuvendit të Kosovës, z. Sllobodan Petroviq dhe shpreh solidaritetin e mbështetjen ndaj tij. Po ashtu inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin në mënyrë të plotë  këtë ngjarje të rëndë e të venë para përgjegjësisë së ligjit këdo që qëndron pas saj. Vlera si liria e mendimit, e besimit dhe e bindjeve vetjake janë në themel të shoqërisë sonë demokratike e askush nuk duhet të lejohet t’i prekë ato nëpërmjet dhunës dhe gjuhës së urrejtjes. /Lajmi.net/