Veseli: Çdo gjë e madhe që është bërë gjatë këtyre viteve në Kosovë mbanë vulën e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur Konventën e zgjedhjeve të brendshme.

Lajme

10/10/2018 18:44

Me këtë rast kryetari PDK-së Kadri Veseli ka thënë se rrugëtimi i PDK-së deri këtu ishte i vështirë dhe me sfida, për të cilën thotë se vizioni i tyre për te ardhmen do të jetë pjesë e përpjekjes së re të PDK-së, raporton lajmi.net.

“Sot është një ditë e veçantë për ne, sot ne fillojmë zgjedhjet demokratike brenda partisë dhe sot  festojmë me krenari 19 vjetorin e PDK-së. Sot po ashtu falënderoj luftëtarin e UÇK-së njërin që i dha shumë këtij vendi, njeriun që themeloi PDK-në Hashim Thaçin”, ka thënë Veseli.

“Nga sot nisim një rrugëtim të ri në PDK. Kemi arritur deri këtu me suksese dhe sfida por edhe të vetedisohemi se çka duhet të bëjmë më shumë dhe në të mirë të vendit. Vizioni ynë për të ardhmen do të jenë pjesë e përpjekjes sonë të re qe do të arrijmë së bashku”, ka thënë ndër të tjera Veseli.

Po ashtu, Veseli ka thënë se çdo  gjë e madhe që është bërë gjatë këtyre vitev në Kosovë mbanë vulën e PDK-së.

“Nga një vend i pasluftës pa status, i shkatërruar, me plagë të mëdha, dëmtime në njerëz, pra, ne e kemi shëndrruar Kosovën në një shtet te pavrara dhe të sigurt për qytetaret tonë. Çdo gjë e madhe që është bërë ne këto vite në Kosovë mbanë vulën e PDK-së. Njerëzit tanë kanë qenen të paret në proceset e mëdha nëpër te cilat ka kaluar vendi. Çlirimi, pavarësia dhe shtetëndertimi janë të lidhura me liderishipin e PDK-së. Ne kemi punuar shumë, prandaj edhe jemi sulmur me shumë se të tjetër. Kur ndalet PDK-ja ndalet Kosova dhe ne kurrë nuk do të ndalemi”,  ka thënë tutje Veseli. /Lajmi.net/